Marash Gjoklaj tentoi ta përdhunonte/ 19-vjeçarja rrëfen tmerrin: Më kapi nga flokët e më mbylli gojën
Një 19-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pak ditë më parë ku një person tentoi ta përdhunonte.
Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç dhe është vënë në pranga.
E reja punonte në një biznes në Tiranë për të siguruar të ardhurat. Marash Gjoklaj ka hyrë për herë të parë në biznesin ku punonte e reja në orën 18:00 ku ka kërkuar të blejë një produkt.
“Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër të Tiranës, për të hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë me datë 25 nëntor isha në punë si zakonisht. Ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij ë cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.”
Mesa duket qëllimi nuk ishte blerja e produktit, prandaj ai është rikthyer dhe një herë dhe kësaj radhe i ka kërkuar të resë që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.
Një gjë e tillë nuk është pranuar nga vajza por ai e ka sulmuar duke e kapur nga flokët dhe duke i vënë dorën te goja.