Manja mbledhje te Komisioni i Ligjeve, Alibeaj i kujton dosjen 184

Aktualitet

Manja mbledhje te Komisioni i Ligjeve, Alibeaj i kujton dosjen 184


Kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka thumbuar ministrin e Drejtësisë për dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

Teksa ka pyetur ministrin Manja në mbledhjen e Komisionit të ligjeve ku ai ishte për të raportuar në lidhje me Reformën në Drejtësi, Alibeaj ka risjellë në vëmendje si dështim të drejtësisë çështjen e vjedhjes dhe blerjes së votave më Dibër, ku në përgjimet e medias ndërkombëtare del edhe emri i Manjës që sot është ministër i drejtësisë.

“Fryma e ndryshimeve kushtetuese ishte distancë substanciale mes politikës dhe drejtësisë. Pse nuk bëtë te njëjtin presion për dosjen 184?”, – tha Alibeaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se pjesë e kësaj dosjeje, u bënë  emra të njohur të politikës, te cilët dolën në përgjimet e publikuara nga BILD.

Në përgjime dolën Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë.

ME TE LEXUARAT