Makina përplaset me autobusin në Greqi, humbin jetën 4 persona

Aktualitet

Makina përplaset me autobusin në Greqi, humbin jetën 4 persona

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi, në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala, kur një autobus është përplasur me një makinë.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Aksidenti është shkaktuar pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me autobusin.

Makina është bërë copa dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe pasagjerët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendin e aksidentit janë gjetur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëse si dhe autoambulanca të EKAV-së.

ME TE LEXUARAT