Makina përplas motorin në Vlorë, një i plagosur

Aktualitet

Makina përplas motorin në Vlorë, një i plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në afërsi të spitalit të Vlorës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi motoçikletës i cili ka pësuar fraktura të shumta në trup.

Ndër të tjera, bëhet me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë për në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT