Makina përplas motoçikletën, shoqërohet në polici shoferja, 65-vjeçari plagë të shumta në trup

Aktualitet

Makina përplas motoçikletën, shoqërohet në polici

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një automjet tip Seat ka përplasur një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës, 65-vjeçari R.A është përplasur në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit tip Seat, shtetësja me iniciale Sh.A, 50-vjeçe është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratën e saj rreth ngjarjes.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë motoçikleta që në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën i ka prerë rrugën makinës.

 

ME TE LEXUARAT