Makina përplas këmbësorin në kryeqytet
Lajmifundit
/
20 Nëntor 2023, 18:42
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur Oxhaku. Këmbësori ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.