Makina me anëtarët e një familje bie në kanal, një mjet tjetër i preu rrugën në Lushnje, si ndodhi

Aktualitet

Makina me anëtarët e një familje bie në kanal, një mjet

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë.

Ka qenë automjeti tip ‘Toyota’ që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.

Mësohet se Ëngjëll Berberi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar në kanal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

ME TE LEXUARAT