Makina inteligjente sërish në aksion, 185 leje drejtimi të pezulluara në Tiranë

Aktualitet

Makina inteligjente sërish në aksion, 185 leje drejtimi të

Policia e Shtetit njofton se:

Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqëndruar në rrugët e kryeqytetit.

٠185 leje drejtimi të pezulluara, për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nga flota e makinave të reja, në lëvizje:

٠janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara;

٠janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.

Gjatë përpunimit të të dhënave, nga operatorët, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i automjeteve të konstatuara, nga makina inteligjente, se qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera, të cilat janë monitoruar nga makina inteligjente dhe pajisjet e tjera të flotës së re, janë mjete të transportit publik “Taxi” dhe disa minibusë që shërbejnë për transport pasagjerësh.

Makina inteligjente dhe flota e makinave të reja, me mjete bashkëkohore do të vijojnë kontrollet, me afate të shkurtra kohore, në të gjitha qytetet e vendit, në akset kryesore nacionale dhe në ato rurale, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane tashmë po monitorohen nga makina inteligjente, dhjetëra radarë, flota e makinave të reja, në levizje, kamera, aparate fotografike, patrulla në lëvizje me mjete të pauniformuara.

ME TE LEXUARAT