Makina del nga rruga në Lac, plagoset drejtuesi dhe pasagjerja angleze

Aktualitet

Makina del nga rruga në Lac, plagoset drejtuesi dhe pasagjerja angleze

Nje aksident i rende ka ndodhur ne rrugen që shkon drejt Kishës së Laçit ku E.Ç, duke drejtuar një automjet tip Porsche, ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia tha se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një ndërtesë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja angleze D.S, 26 vjeçe, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kurbin/Informacion paraprak

Në rrugën e “Kishës Laçit”, shtetasi E. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja angleze D. S, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT