“Lufta me SPAK”, gazetari: Ilir Meta ka ikur nga banesa e Monika Kryemadhit, ka ndryshuar vendbanimin
Ish-presidenti Ilir Meta është larguar nga banesa ku jetonte me Monika Kryemadhin dhe familjen e tij.
Këtë fakt e tha gazetari Artan Hoxha, i cili sqaroi se kjo ka ndodhur rreth tri javë më parë në Tiranë.
Ndërkohë Ylli Rakipi bëri me dije se thuhet se Meta jeton në një hotel në zonën e liqenit Artificial në Tiranë gjatë këtyrë javëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Megjithatë, gazetari Hoxha, theksoi se Meta ka ndryshuar vendbanimin e tij dhe tashmë po qëndron në një vend tjetër nga banesa ku ka qenë deri pak javë më parë.
Kjo sipas gazetarit, ka krijuar një problem edhe për Gardën pasi efektivat që ruajnë Metën kanë pasur vështirësi nga lëvizjet e tij.
Ditët e fundit, Meta është përfshirë në një luftë të ashpër deklaratash me kreun e SPAK Altin Dumanit, për shkak të hetimeve të prokurorisë ndaj ish presidentit dhe Monika Kryemadhit, ku bën pjesë edhe hetimi pasuror.