Liga e Kombeve/ Katër mungesa te Shqipëria, Sylvinho fton zëvendësuesit
Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë lista e Shqipërisë ka pësuar ndryshime. Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Rey Manaj nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e nëntorit për shkak dëmtimi.
Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën. Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai.