Letra e rrallë e Ismail: Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh
Porosia: “Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh…”
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shëndoshë e mirë kudo ku të gjindeni.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ju shkruaj me dorë në zemër në ditën e fundit të nëntorit të tretë të 1913-tës. Shqipëria sot ka telash të madh mungesën e qetësisë politike, korrupsionin dhe rolin e madh të fuqive të mëdha.
“Sot e një mot mot kur të huajt i shkelën të gjithë viset e Shqipnisë, po thuaj pa kurrëfarë kundërshtimi, neve të bijtë e këtyre trojeve, nuk na kishte mbetur veçse një detyrë: përpjekja për të formuar një qeveri duke mbajtur viset që nuk kishin rënë akoma në pushtimin e të huajve e të ngrinim zërin për shpëtimin e viseve të tjera dhe të drejtat e kombit shqiptar”.
Po sot një mot më pas jam i hidhëruar. Sapo më ka rënë në dorë një letër e një përfaqësonjësi të Fuqive të Mëdha. Kabllogrami i tij është mënyrë: “ky vend nuk bëhet nëse nuk largohen këta të dy. (E ka llafin për mua dhe Esat Pashë Toptanin) Dhe këta duhen larguar të dy në të njëjtën kohë. Njëri ka bërë qeveri në Durrës dhe tjetri në Vlorë. Arsyeja? Kanë bërë qeveritë pranë doganave për t’i marrë më shpejt paratë”.
Po të kishim gjykatore, këtij zotnisë do t’i leja pikë pjekje atje. Por i kam lënë Zotin. Koha do të tregoj sa të drejtë ka patur përfaqësuesi i 6 fuqive të mëdha.