Lejoi të miturin të dilte nga Shqipëria pa prokurën e të atit, e pëson polici i kufirit në Rinas

Aktualitet

Lejoi të miturin të dilte nga Shqipëria pa prokurën e

Një inspektor policie në pikën kufitare të Rinasit është lënë në masën detyrim paraqitje nga gjykata pasi lejoi daljen e një të mituri nga Shqipëria pa prokurën e babait.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, inspektori A.D, 31 vjeç dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj  punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”., thuhet ne njoftimin e AMP.

ME TE LEXUARAT