Lehtësoi akuzën e Denis Meçes, ndryshohet prokurorja që po hetonte vrasjen e Egli Progës
Pas debateve qe shkaktoi hetimi i ngjarjes se rende ne Pogradec, ku mbeti i vdekur Egli Proga, Drejtuesi i Prokurorisë së Korçës ka marrë vendimin për të larguar prokuroren Vasjana Postoli, e cila po hetonte vrasjen dhe qe dergoi ne gjykate nje akuze paraprake te letesuar.
Ky ndryshim është bërë në përgjigje të kërkesës së familjes së viktimës, e cila kishte kërkuar zëvendësimin e Postolit për arsye që lidhen me trajtimin e çështjes.
Prokurorja Postoli kishte qenë në detyrë për të hetuar rastin e Denis Meçes, i cili është i dyshuar për vrasjen e Egli Progës.
Në një vendim të mëparshëm, ajo kishte ndryshuar akuzën ndaj Meçes, duke e cilësuar atë si “vrasje nga pakujdesia”.
Vendimi për të larguar Postolin vjen pas shqetësimeve të ngritura nga familja e Egli Progës, e cila kishte kërkuar një shqyrtim të ri të çështjes dhe një trajtim më të rreptë ndaj të dyshuarit.
Cështja e Egli Progës do të kalojë në dorën e një prokurori tjetër, i cili do të vijojë hetimet nderkohe qe ka dale edhe akt ekspertiza e cila e thekson se shkak i vdekjes ka qene shembja ne trurin e te riut.