Laert Haxhiu "koka" e grupit të trafikut të drogës, kryeprokurori i Elbasanit shkon në SPAK
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur këtë të mërkurë në SPAK, ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e posaçëm për dosjen e Elbasanit.
Tafani ka rrëfyer dhe për përfshirjen e grupit në trafikun e kokainës të cilin sipas tij, Laert Haxhiu e kryente në bashkëpunim me një grup kriminal në Fier dhe me një tjetër grup në Greqi.
Ngarkesat e kokainës kanë hyrë në Evropë në kohë të ndryshme, ka rrëfyer Tafani dhe janë dërguar nga vende të Amerikës Latine me mbështetjen e një tjetër shqiptari që jeton në Greqi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pritet që drejtësia shqiptare të dërgojë letërporosi dhe të kryejë disa akt-ekspertiza për të provuar gjithçka thotë i penduari, Tafani.
Midis tyre thanë burimet e Anila Hoxhës, është edhe dëmtimi i njërit prej autorëve teksa largohej nga Tepelena pasi kryen një vrasje.