Kush është “Pinxho”, si ngecën në "rrjetë" truprojat e Tahirit?

Aktualitet

Kush është “Pinxho”, si ngecën në

Një udhëtim i gjatë në det që kish nisur në vitin 2014 dhe që u kish sjell shumë andralla në kërkim të pasurisë.

Por pa e ditur se ky zbarkim i radhës në brigjet e Barit do të ishte edhe fundi i maratonës së tyre ujore, në botën e narkotikëve. Aty ku në brigjet e Puglias, këtë herë po i priste policia italiane. E cila në fakt kishte kohë që i kishte në lupën e saj.

Ku edhe këtë herë grupi i narkotrafikantëve mendoi se ia hodhi paq autoriteteve italiane, por që mesa duket i kishin bërë llogaritë gabim.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pasi lirimi i tyre nuk do të ishte gjë tjetër, veçse rrengu për të çuar autoritetet policore italiane në drejtim të pjesës tjetër të grupit. Një grup i strukturuar kriminal me bazë në Shqipëri, i përbërë nga shqiptarë dhe italianë, por që shpejt me identifikimin e tyre do të zbuloheshin edhe fijet në politikë dhe në drejtësi.

Fije të cilat i kishin shërbyer këtij grupi për ti krijuar vetes të gjithë komfortin për të vepruar të lirë në Shqipëri dhe për të lëvizur më pas pa u bezdisur drogën drejt Italisë.

Ku midis të arrestuarve të shumtë në operacionin e koduar ‘Shpirti’ do të ishin edhe dy ish-truprojat e ministrit të Brendshëm në vitet 2013-2017, Saimir Tahiri, i cili sot ndodhet edhe vetë pas hekurave të qelisë i dënuar nga Gjykata e Apelit e Korrupsionit dhe Krimeve me 3 vite e 6 muaj burg, në akuzën për shpërdorim detyre.

Një ndjekje e gjatë dhe e lodhshme edhe për autoritetet italiane të cilët kishin dokumentuar me durim të gjithë aktivitetin kriminal të grupit që sipas tyre kishin mundur të transportonin drejt Italisë, përgjatë viteve 2014-2017, tonelata me lëndë narkotike.

Ku edhe këtë herë ata që do të zbërthenin grupin kriminal dhe mënyrën se si ata funksiononin do të ishin të penduarit e drejtësisë.

Të cilët nuk treguan vetëm emrat e tyre, por edhe lidhjet që kokat e kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike në Shqipëri kishin me dy pushtetet, atë politik dhe në drejtësi. Por pjesa më interesante e hetimit, është ajo që lidhet me emrat e dy shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në kohën kur ky i fundit mbante postin e rëndësishëm ministror, gjatë viteve 2013-2017.

Kohë e cila përkon edhe me aktivitetin e dy truprojave të tij, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Por edhe me masivizimin e kanabisit në Shqipëri. Por si u përfshinë Deda dhe Marku në këtë aktivitet. Për të kuptuar rolin e tyre në këtë sipërmarrje edhe këtë herë në ndihmë hetuesve italianë u erdhi dëshmia e një të penduari të drejtësisë.

Ai është skafisti Fiqiret Seferi që deri para arrestimit kishte një rol kyç në transportin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Episodi për të cilin ai flet është ai i 21 dhjetorit 2016, kur policia italiane bllokoi në brigjet e veta, mbi 1 ton hashash, të cilat sapo kishin mbërritur nga Shqipëria drejt Italisë.

“Eltjon Bregasi (Pinxho), Silvio Sidella, Raffaele Addante. Giuseppe Vispo, Alessio Ventrella, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ish punonjës të Gardës, kanë trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë 1016 kg hashash.

Droga iu është sekuestruar skafistëve Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini. Lënda narkotike është kultivuar dhe mbajtur në Shqipëri nga Eltjon Bregasi (Pinxho), Agustin Deda dhe Hekuran Marku, për tja dorëzuar më pas italianëve Silvio Sidella, Raffaele Addante. Guiseppe Vispo, Alessio Ventrella.Gjë që nuk është realizuar pasi kjo sasi droge është bllokuar nga policia.

Sipas autoriteteve italiane menjëherë pas kësaj goditje të parët që u arrestuan ishin Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini. Të cilët u ndaluan nga policia italiane rreth 2.5 milje në zonën e Polignano Mare, në bordin e një gomonie 8 metra të gjate, të cilët edhe pse në fillim nuk pranuan të bashkëpunonin me autoritetet italiane, pas dënimeve të rënda që drejtësia e këtij vendi u dha, ata pranuan të flisnin dhe të rrëfejnë dinamikat e trafikut të drogës si edhe personazhet e perfshira, shkruan BW.

“Në lidhje me këtë rrugë trafikimi të lëndës narkotike, deklarimet e bëra nga Fiqiret Seferi, në kuadër të bashkëpunimit të tij me drejtësinë, kanë bërë të mundur të identifikoheshin plotësisht personat e përshkruar si Pinxho dhe Silvio.

Konkretisht njëri si shtetasi shqiptar Eltjon Bregasi, tjetri si shtetasi italian Silvio Sidella, duke konfirmuar aktivitetin kriminal për të dy këto persona.Në veçanti për të parin, i cili ishte pronar i një pjese të sasisë së madhe të lëndës narkotike të trafikuar në Itali, për të dytin si pritësi i lëndës narkotike.

Përveç kësaj deklarimet e bëra kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet kriminal të dy shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët bashkën me Pinxhon ishin pronarë të lëndës narkotike, duke i njohur si Agustin Deda dhe Hekuran Marku, të cilët në atë periudhë ishin punonjës policie me shërbim si badigard në eskortën e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, po ashtu edhe të tre shtetasve italian të tjerë të identifikuar si Raffaele Addante, Giuseppe Vispo dhe Alessio Ventrella.

Këta të tre të fundit në bazë të asaj që ka deklaruar bashkëpunëtori i drejtësisë ishin në kontakt me dy personat skafistë nëpërmjet shtetasit Shpëtim Shehi.

Menjëherë pasi pranuan të ishin bashkëpunëtorë të drejtësisë, dy skafistët e penduar, folën në veçanti për 3 ‘udhëtime’ nga Shqipëria në Itali, që kishin kryer nga gushti deri në dhjetor 2016. Ku ata identifikuan si pjesëmarrës në këtë trafik Saimir Kurtin, Malton Lleshin dhe Shkëlzen Dacin.

Dy të parët si pronarë të lëndës narkotike në Shqipëri, ndërsa i treti si marrësi i drogës që u trafikua me 4 gusht 2016. Po kështu Ajdini dhe Seferi identifikuan edhe Eltjon Bregasin, Hekuran Markun dhe Agustin Dedën, si pronarë të lëndës narkotike./BallkanWeb

ME TE LEXUARAT