Kush është 56-vjeçari që u vra në atentat në zonën e "Pallatit me Shigjeta"
Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u ekzekutua mbrëmjen e të dielës me armë zjarri pranë Pallatit me Shigjeta në kryeqytet, nga persona ende të paidentifikuar.
Burime bëjnë me dije se autorët e kësaj ngjarje janë larguar me një motor drejt zonës së Selitës.
Nga ana tjetër, policia në vendngjarje ka konstatuar 6 gëzhoja dhe ka ngritur pika kontrolli në zonë për kapjen e autorëve të vrasjes.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Bujar Nasufi rezulton një person pa precedentë penal.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për të përcaktuar identitetin e autorëve dhe shkaqet e vrasjes së 56-vjeçarit, Bujar Nasufi.