Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS, Rama merr mandatin e tretë ndërsa LSI...
Një sondazh i publikuar në Top Channel nga kompania e mirënjohur e sondazheve IPSOS, tregon se 44% e shqiptarëve mendojnë se PS (Edi Rama) do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Të pyetur se “kush mendoni se do i fitojë zgjedhjet parlamentare?”, 44% e të anketuarve janë përgjigjur (PS – Edi Rama).
Sipas sondazhit të publikuar në T.CH, vetëm 24% e qytetarëve të pyetur mendojnë se do të fitojë (PD -Lulzim Basha).
Monika Kryemadhi duket se ka besim minimal nga qytetarët, pasi vetëm 2% e të anketuarve mendojnë se LSI do të fitonte zgjedhjet parlamentare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në këtë sondazh janë pyetur pak më shumë se 1500 persona, 51% femra dhe 49% meshkuj, në 12 qarqe të vendit.