Kundërshtoi vendimin me burgim të përjetshëm, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun

Aktualitet
Kundërshtoi vendimin me burgim të përjetshëm, nis seanca

Në Apelin e Posaçëm është duke u zhvilluar seanca e radhës për Lart Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për  “masakrën e Lushnjes”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e dhënë nga shkalla e parë, që e dënoi atë me burg të përjetshëm në mungesë për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

Kjo seancë po ndiqet edhe nga prokurori Altin Dumani si dhe nga avokati Detar Hysi, ndërsa mungon vetë Laert Haxhiu.

Vendimi i dënimit të përjetshëm ndaj tij u shpall nga Gjykata e Posaçme më 24 prill të këtij viti, për ngjarjen e njohur si "Masakra e Lushnjes," e cila ndodhi në vitin 2017 dhe ku humbën jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Haxhiu u dënua për disa akuza, përfshirë "Grup i strukturuar kriminal," "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale," "Vrasje në rrethana cilësuese," "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve," si dhe "Prishja e rendit publik."

ME TE LEXUARAT