Kukësi eliminon Tiranën, verilindorët në finalen e Kupës
Lajmifundit
/
24 Prill 2024, 20:11
Aktualitet
Kukësi, bëhet skuadra e parë që kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët, eliminuan Tiranën në gjysmëfinale.
Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Bledar Devollit, që iu fal fitores 2-0 në ndeshjen e parë.
Në “Air Albania”, Tirana fitoi 1-0 falë golit të Ardit Deliut, por nuk vlejti për të kaluar më tej. Kjo është hera e pestë në histori, që Kukësi kualifikohet në finale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në finale, Kukësi do të përballet me fituesin e çiftit Vllaznia-Egnatia.