Kujdes! Posta Shqiptare del me njoftimin e rëndësishëm
Posta Shqiptare ka publikuar pak më parë një njoftim me rëndësi për të gjuthë qytetarët.
Posta njofton se një adresë në rrjetet sociale me emrin e saj po mashtron qytetarët.
Kjo adresë e rremë, duke përfituar nga reputacioni i Postës Shqiptare, mashtron qytetarët duke i shitur produkte që supozohet se janë me ulje.
Marrë shkas nga kjo, Posta Shqiptare i rikujton qytetarëve adresat e saj zyrtare.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
"Njoftim me rëndësi!
Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne.
Për çdo informacion iu lutem na kontaktoni në numrat tanë të shërbimit ndaj klientit:
- 0682044727
- 0682044707
Si dhe në adresën e e mailit:
Jemi çdo ditë me fokus tek qytetari", thuhet në njoftim.