Ktheu dyqanin e rrobave të së ëmës në depo armësh, "Zoto" humbi kushëririn në një atentat
Shtetasi Gjergji (Zoto) Dervishaj është personi i cili ra prangat e policisë së Vlorës mesditën e së hënës, pas gjetjes së një baze të armëve dhe municioneve në lagjen “10 korriku”.
Dervishaj po hetohet nga policia mbi dyshimet për prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe municioneve luftarake.
31 vjeçari, u arrestua në kushtet e flagrancës në lavazhon në pronësi të tij. Teksa gjatë kontrollit në dyqanin e së ëmës, i cili përdorej për tregtimin e rrobave të përdorura, policia zbuloi një bazë armatimesh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia, dyshon se qëllimi i të riut ka qenë tregtimi i tyre edhe pse nuk e përjashton mundësinë e angazhimit të tij në ngjarje të mundshme kriminale.
Aktualisht, policia po zhvillon ekspertizën balistike të armëve për të kuptuar nëse ndonjë prej tyre mund të jetë përdorur më herët në ngjarje të mëparshme.
31 vjeçari Dervishaj nuk është një person i skeduar më herët, ndërsa rezulton të jetë kushëriri i të riut që mbeti i vdekur në atentatin 3 marsit 2023 në rrugën trasballkanike, Taulant Beqiraj.