Kryeprokurori i Vlorës nën arrest, gazetarja zbulon dosjen e bujshme ku ishte implikuar
Gazetarja Klodiana Lala ishte këtë të martë e ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth ngjarjes së ditës së djeshme, ku kryeprokurori Aurel Zarka u arrestua ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ajo tha se arrestimi i tij vjen pasi ai dyshohet të jetë i implikuar në një çështje hetimore, Toyota Auris, e cila ndër vite ka kaluar në duart e dhjetë prokurorëve dhe që ka pasur interes të madh nga aiutoritetet belge,
“Aurel Zarka është arrestuar mëngjesin e djeshëm nën dyshimet se është i implikuar në një çështje hetimore që ka të bëjë me “Toyota Auris”. Ka qenë zoti Lulzim Basha ai që ka bërë një denoncim. Pas denoncimit të tij në Kuvend, policia e shtetit zbuloi në dy Toyota Auris një shumë prej 3.4 milionë eurosh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një shumë që dyshohet se rridhte nga aktiviteti i paligjshëm kriminal dhe mendohej se këto para ishin nga Britania e Madhe, pikënisja e tyre ishte nga Belgjika e më pas kishin udhëtuar në drejtim të portit të Durrësit ku edhe u bllokuan. Përveç prokrurorit të Vlorës, i cili rezulton i përfshirë, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. Dyshimet janë se në momentet e fundit mund të ketë patur një dekonspirim, por ende nuk ka një konkluzion nga ana e prokurorisë”,-tha Lala.
Lala tha se zbërthimi i mesazheve në SkyECC është vetëm një pjesë e hetimit, pasi sipas saj autoritetet belge ishin shumë të interesuara për zbardhjen e kësaj çështje.