Kryepeshkopi Janullatos del nga salla e operacionit, ja si paraqitet gjendja e tij

Aktualitet

Kryepeshkopi Janullatos del nga salla e operacionit, ja si paraqitet gjendja e

Kryepeshkopi Anastas ka dalë nga salla e operacionit. Burime për mediat bëjnë me dije se ai do të vijojë të qëndojë i intubuar pasi gjendja e tij shëndetësore është ende kritike.

Kryepeshkopi Anastan Janullatos u shtrua fillimisht në spitalin e Tiranës teksa kishte paraqitur shenja gripale. Gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Athinës për të marrë një trajtim më të specializuar.

Trasferimi i tij për në Athinë u krye nga një një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Sakaq, Primatët e Kishave Orthodhokse të botës  kanë dërguar letra, ku shprehin lutjet e tyrë për shërimin sa më të shpejtë të kryepeshkopit Anastas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër to është edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil, me letrën e Tij ndër të tjera shkruan:

"Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.

Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë".

ME TE LEXUARAT