Kryemadhi futet në TIMS, nxjerr foton e Mërtirit dhe lëshon kërcënimin: Fiksojeni mirë këtë!

Politikë

Kryemadhi futet në TIMS, nxjerr foton e Mërtirit dhe lëshon

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë ditën e sotme një denoncim në lidhje me inceneratorët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto të Mirel Mërtirit, të siguruar nga sistemi TIMS dhe lëshon mesazhe kërcënuese ndaj tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Edhe pse Kryemadhi ka shkelur ligjin pasi është e ndaluar publikimi i fotove të personave që nuk janë as nën hetim dhe as të shpallur në kërkim, ajo nuk ka hezituar te bëj publik denoncimin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, ajo lëshon dhe mesazhe kërcenuese ndaj Mërtirit, kur iu kërkon që ta fiksojnë mirë fytyrën e tij.

“Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.

Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij.

E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.” - shkruan Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT