"Krevat dopio në zyrën e Albana Ficos?” QSUT mohon akuzat: S'ka procedurë prokurimi

Aktualitet

"Krevat dopio në zyrën e Albana Ficos?” QSUT mohon akuzat:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar për akuzat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili denoncoi se drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, kishte porositur krevat dopio për zyrën e saj dhe kishte hapur një tender për mobilime zyrash.

QSUT deklaron se nuk ka asnjë tender për mobilimin e zyrave, ndërsa pretendon se akuzat janë përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit.

Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit për dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara.

QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e QSUT-së

ME TE LEXUARAT