KPK e shkarkoi/ KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hënë të rikthejë në detyrë prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla.
Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare.
Zifla u shkarkua në qershor të 2021-shit për një kredi sociale që kishte marrë në Bashkinë e Fierit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, ajo u vlerësua pozitivisht.
Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.
Me ngjitjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në dhjetor 2017, Zifla u emërua shefe e kabinetit. Pas largimit të Markut, ajo u rikthye në Prokurorinë e Tiranës