Korçarja i vjedh burrit rreth 28 milionë lekë, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Korçarja i vjedh burrit rreth 28 milionë lekë, zbulohet arsyeja

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Voskopojë.

Burime zyrtare bënë me dije se një 41-vjeçare është arrestuar, pasi akuzohet nga burri se ka vjedhur një shumë të madhe lekësh.

Raportohet se bashkëshorti pretendon dhe ka dëshmuar në polici që i janë vjedhur rreth 28 milionë lekë, ndërsa policia pas dyshimeve dhe kontrolleve të ushtruara tek e dyshuara (bashkëshortja) kanë gjetur rreth 2 milionë lekë të fshehura.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Policia ka sekuestruar lekët e gjetura ndërsa gruaja nuk pranon akuzat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT