Konsumoi një sasi medikamentesh, 2-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës
Lajmifundit
/
22 Qershor 2024, 16:01
Aktualitet
Një fëmijë dy vjeç dyshohet se ka përfunduar në spitalin e Sarandës, pasi ka pirë një sasi medikamentesh.
Pasi i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë policia e Sarandës mësohet se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.