Konflikt në Vlorë, dhëndërri plagos vjehrrin dhe kunatin

Aktualitet

Konflikt në Vlorë, dhëndërri plagos vjehrrin dhe kunatin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës.

Nga burime policore ne vendin e ngjarjes, mësohet se babë e bir janë plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji”, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, nga ku mësohet se djali ndodhet në gjendje të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të plagosurit janë Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi, 30 vjeç.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

ME TE LEXUARAT