KMSH jep njoftimin e rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ja ku do të falet Kurban Bajrami
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar ditën e sotme besimtarët myslimanë mbi ditën e faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, KMSH-ja bën të ditur se falja e Kurban Bajramit do të jetë në datën 16 qershor, ditën e diele, në “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Në kushtet kur Xhamia e Namazgjasë vijon të jetë e mbyllur, e teksa Sheshi Skënderbej, po ashtu dhe sheshi Nënë Tereza janë zënë nga Bashkia e Tiranës për të kënaqur sportdashësit për Euro 2024.
Duket se duke zënë të gjitha sheshet askush nuk ka menduar për një festë të rëndësishme të kalendarit islamik, siç festa e Kurban Bajramit, duke i lënë kështu besimtarët myslimanë që të falen në rrugë.
- Hapja e programit, Ejup Lila
- Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
- Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
- Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
- Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.