Biznese, apartamente e makina, Apeli i GJKKO i sekuestron e pasuritë të afërmve të Gëzim Çelës

Aktualitet

Biznese, apartamente e makina, Apeli i GJKKO i sekuestron e pasuritë

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e pasurive të personave të bashkëlidhur me ‘Baronin e Drogës’, Gëzim Çela.

Vendimi u dha sot dhe u hodh poshtë kërkesa e bashkëshortes së Gëzim Çelës për heqje të sekuestrove të pasurive me një vlerë prej 400 mijë eurosh. Po ashtu, u la në fuqi urdhëri i prokurorit të SPAK për sekuestron e një llogarie bankare me vlerë 100 mijë euro dhe disa automjeteve.

Gezim Çela, njihur si “Baroni i Drogës” u arrestua gjatë një hetimit ndaj një rrjeti narkotrafikantësh në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku ai kishte gjetur strehim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht 2023, pasi nuk mundi të vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.

Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90.

Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

ME TE LEXUARAT