Komision parlamentar për çështjen “McGonigal”? Përgjigjet Rama

Politikë

Komision parlamentar për çështjen “McGonigal”?

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat ka folur lidhur me arrestimin e ish- zyrtarit te FBI Charles McGonigal i cili po përballet me dy akuza në SHBA, mes tyre njëra e lidhur me Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka hedhur poshtë deklaratën e mëparshme kur tha se e kishte mik ish zyrtarin, ndërsa tani deklaroi se e ka pasur fjalën për një “friendly relationship”.

I pyetur në lidhje me lejimin e krijimit të një komisioni parlamentar me anë të të cilit mund të hetohet lidhja e kryeministrit Rama dhe qeverisë me këtë çështje, Rama tha se për çështjen ka folur drejtësia amerikane dhe se kjo nuk mund të kontestohet nga ato që i quajti “Foltorja” dhe “vula”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Rama: Më mirë të shpenzojmë më shumë kohë nga ajo që i kam dhënë gurëve që hidhen në lumë për të bërë më shumë punë e për të zgjidhur më shumë hallet e njerëzve. Është një klimë Big Brotheri mediatik e politik, të gjithë i gjëmojnë like e share pa i vënë rëndësi nëse janë të vërteta.

Keni deklaruar se e keni mik.

Rama: Fjala mik është shumë e madhe. Unë kam folur për natyrën e marrëdhënies në gjuhën angleze, “Friendly relationship”. E kam takuar në zyrën me të rëndësishme të FBI në Neë York ku më ka dhënë medalje e kapele që në Big Brotherin politik u përfolën si përgjues, por nuk kemi shkëmbyer opinioni mbi fushat ku ishte ekspert.

A ishte në dijeni Ambasada Amerikane për takimet tuaja?

Rama: Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë

Kam takuar një zyrtarët më të lartë të FBI dhe do e takoja sa herë të më jepej mundësia një zyrtar me atë post. Kam takuar dhe presidentin e SHBA dhe fakti që është nën hetim apo jo nuk ka lidhje me mua. kam bërë shumë mirë që e kam takuar. Gjithë kjo është një absurd. Në akt padi nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç takimeve.

Takimet thuhet se janë shoqëruar me pagesa.

Rama: Në çfarë gjuhe e keni lexuar këtë?

Do të lejoni një komision parlamentar për hetimin e çështjeje?

Rama: Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane dhe kanë dalë konkluzione. Nëse mendoni se kjo mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës, nuk kam asnjë koment. Njerëzit zgjedhin të besojnë psh që edhe një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të përfituar nga shegët e luleshtrydhet.

 

ME TE LEXUARAT