Kokainë, thyerje “arresti shtëpie” dhe drejtim mjeti pa patentë, policia vë në pranga 3 persona

Aktualitet

Kokainë, thyerje “arresti shtëpie” dhe drejtim mjeti pa

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një kosovar për posedim lëndësh narkotike, të llojit kokainë. Droga iu gjet 25-vjeçarit S.A gjatë kontrollit fizik. Në pranga ka rënë dhe një 32-vjeçarje për thyerje të masës së sigurisë “Arrest shtëpie” ndërsa shtetasi E.H, 30 vjeç u arrestua pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen A. R., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

ME TE LEXUARAT