Kokaina nga Kolumbia në Frakull në thasët me pleh kimik, zbulohet ''truri'' i trafikut të drogës. Porosia në emër të…
Zbulohet truri i trafikut të drogës nga Kolumbia në Frakull, Fier.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se pas organizimit të këtij trafiku qëndron shtetasi Nikolin Gjolena, që tashmë ka përfunduar në pranga.
Ndërkaq mësohet se plehu kimik, që përdorej si mbulim për të fshehur kokainën ishte porositur nga kompania në emër të shtetasit Zenel Çervenaku.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Thasët janë zbuluan në oborrin e banesës së ish kreut të Komunës Frakull, Viktor Çervenakut, por ai nuk ishte prezent në momentet e ndërhyrjes, ndërsa është arrestuar më pas.
Thasët kanë nisur të transportohen nga kamionët e policisë dhe pritet që të hapen në një pikë, për të kontrolluar më pas për drogën dhe sasinë që dyshohet se ndodhet në brendësi.