Kodet e "Sky" të Martinajt/ Eksperti Karamuço: Do zbulojnë listë-pagesën me policë e politikanë

Aktualitet

Kodet e "Sky" të Martinajt/ Eksperti Karamuço: Do

Një person i afërt i familjes së Ervis Martinajt, “mbretit” të lojërave të fatit, është paraqitur në SPAK dhe ka dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky”, që janë përdorur nga ky i fundit para se të zhdukej.

Për këtë çështje ka reaguar pak më parë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Ai paralajmëron se çkodimi i bisedave mund të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Karamuço thekson në rrjetet sociale, se për këtë arsye kodet duhet të hetohen me seriozitet nga organet e drejtësisë.

“Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan eksperti i kriminalistikës.

ME TE LEXUARAT