Klos/ U konfliktua me vëllanë e tij, arrestohet 38-vjeçari! Sekuestrohet një pistolë

Aktualitet

Klos/ U konfliktua me vëllanë e tij, arrestohet 38-vjeçari!

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi për motive të dobëta, u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij.

Në banesën e 38-vjeçarit të identifikuar me inicialet R.T., në fshatin Gurrë e Vogël, blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

“Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël, për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT