Kjo është nëna 25-vjeçare që humbi jetën bashkë me të birin në Berat (Emri)

Aktualitet

Kjo është nëna 25-vjeçare që humbi jetën

Eshte siguruar foto e 25-vjeçares, Klaudia Xhaferaj e cila humbi jetën ditën e sotme bashkë me të birin 6-vjeçar.

Nënë e bir humbën jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se djali i vogël 6-vjeç kishte vigon në dorë, ndërsa dyshohet se para aksidentit fatal nënë e bir kanë qenë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT