Kishte qenë në ekskursion me shokët e klasës, detaje të rënda nga mbytja e 15-vjeçarit në lumin Drini i Zi

Aktualitet

Kishte qenë në ekskursion me shokët e klasës, detaje të

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:10 të ditës së sotme në lumin Drini i Zi.

Ali Lita 15 vjeç ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drin në fshatin Potgorcë të Maqellarës.

15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Adoleshenti  është futur për tu larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë.

Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.

Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në ekskursion, pas mbarimit të klasës së 9-të.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT