“Kishte dhimbje”/ 40-vjeçarja humbi jetën dy muaj pasi solli në jetë foshnjën, i shoqi akuza mjekes

Aktualitet

“Kishte dhimbje”/ 40-vjeçarja humbi jetën dy muaj pasi

Një 40-vjeçare nga Berati ka humbur jetën tre ditë më para pas shqetësimeve që shfaqi pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Bashkëshorti i saj hodhi akuza të rënda ndaj mjekes gjinekologe, duke thënë se pas vdekjes së 40-vjeçares “mund të fshihet një gabim i saj”.

Në rrëfimin e tij, për emisionin “Zemër e Hapur”  Fisnik Habibi thekson se e shoqja nisi të shfaqë shqetësime të rënda pas lindjes, ndërsa hodhi akuza se mjekia Edlira Shkëmbi, nuk e kishte kryer procedurën siç duhej.


40-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni të dytë dhe u dërgua drejt Italisë për shkak të komplikacioneve, ku mjekët i kishin komunikuar se kishte marrë infeksion të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Milena ndërroi jetën rreth 2 muaj pas lindjes së vajzë dhe sot i shoqi kërkon drejtësi.

“Kishte dhimbje, vetëm dhimbje. Na thanë se ishte normale. I rrinte temperature 37.4. Qëndroi mbi 1 muaj në spitali e Beratit. Mjekët në Itali më thanë se faji është i mjekëve shqiptarë. Dua që të mbajnë përgjegjësi. Gruaja më la 3 fëmijë, për ta do të luftoj.

Për ata jam sot unë. Jam këtu për krejt motrat e tjera, bllokojeni atë spital mbylleni. Edhe borxh kam marrë për gruan, që të shërohej. Për gocën e vogël kujdeset nëna e Milenës. Vajzat kërkojnë nënën, nuk di ta shpreh, shpirti im e di. Po më plas shpirti”, tha bashkëshorti.

ME TE LEXUARAT