Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Alqi Bllako del sot para Gjykatës

Aktualitet

Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Alqi Bllako del

Ish sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako do të dalë në orën 10 përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit mbasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë.

Apelimi i ish zyrtarit u dorëzua përmes avokatit të tij që kundërshton masën e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Cështja do të shqyrtohet me dyer të mbyllura, teksa Bllako këmbëngul se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se është i disponueshëm për drejtësinë.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në dokument thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm të madh.

ME TE LEXUARAT