Kërcënoi me jetë ambasadorin amerikan në Beograd, e pëson keq 50-vjeçari
Lajmifundit
/
12 Tetor 2023, 18:33
Aktualitet
Një person me iniciale S.B (50 vjeç) është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, shkruan “Blic.rs”.
I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”
I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare” ka thënë prokurori Stefanoviç.