"Keni kapur njeriun e gabuar'/ Mediat britanike: Ai sulmoi policinë, u shkaktoi prerje dhe të nxira (Emri)

Aktualitet

"Keni kapur njeriun e gabuar'/ Mediat britanike: Ai sulmoi

Erion Hoxha, është shqiptari i vënë në pranga pak ditë më parë nga policia britanike. Sipas mediave, atij iu janë zbuluar 19 thasë me kokainë, një patentë greke, një celular dhe 285 paund cash.

Hoxha, ishte duke drejtuar mjetin tip "Audi", por nuk e kishte të regjistruar në Bramford Road.

Sot, mediat britanike kanë zbuluar se shqiptari u kishte thënë se kanë kapur njeriun e gabuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit, ai tentoi të largohej, duke sulmuar një punonjës policie, e duke i shkaktuar prerje në dorë dhe të nxira.

Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, ai u ka dorëzuar 26 klientëve 39 thasë me kokainë me një vlerë totale prej 1530 £.

Gjykatësi Nicola Talbot-Headley tha se Hoxha ishte sjellë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe si rezultat nuk mund të punonte ligjërisht.

ME TE LEXUARAT