KAS përfundon shqyrtimin paraprak të 5 kërkesave ankimore
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot elementët e formës dhe të përmbajtjes të 5 kërkesave ankimore, depozituar nga subjektet zgjedhore në zgjedhjet vendore të 14 majit.
KAS vendosi pushimin e kërkesës ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane për rinumërimin e votave të këshillit bashkiak Kamzë, pasi nuk depozitoi plotësimin e elementëve të formës dhe përmbajtjes së kërkesës, brenda afatit 24 orë të dhënë nga KAS.
Spartak Braho: Ja si amerikanët spastruan nga politika shqiptare Berishën dhe Metën, pas zgjedhjeve të 14 majit do të ketë arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu, KAS vendosi kalimin për shqyrtim në 31 maj të kërkesës së Partisë Socialdemokrate, e cila kundërshton rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë dhe për këshillin bashkiak në Vlorë.
Po ashtu në 31 maj, KAS do të shqyrtojë edhe kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë Rrogozhinë.
Në kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë fitojmë” kundërshtohet po ashtu edhe miratimi i tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë dhe miratimi i tabelës përmbledhëse duke hequr rezultatin zgjedhor të qendrës së votimit nr. 2224/1, IEVP Rrogozhinë, duke shpallur fitues për kryetar të Bashkise Rrogozhinë, Shkëlqim Hamid Hoxha, propozuar nga subjekti zgjedhor “Bashkë Fitojmë”.
Gjithashtu, KAS shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kundërshton rezultatin zgjedhor në bashkinë Kamzë dhe kërkon ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.
Koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon që kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata kërkojnë që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike.
Po ashtu, në këtë kërkesë ankimore koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon krahasimin e rezultatit elektronik të zgjedhjeve me rezultatin fizik (fletët e votimit të gjendura në kuti), për çdo qendër votimi.
“Kërkohet një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës. Kërkohet këqyrja e kamerave të jashtme dhe të atyre të përdorura brenda qendrave të votimit me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qendrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi, evidentimin e mosnënshkrimit të deklaratave përkatëse për votuesit që janë shoqëruar, evidentimin e votimit nga vetë operatorët e PEVN-ve, evidentimin e votimit të komisionerëve për llogari të votuesve. Krahasimi i kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo QV në Bashkinë Kamëz, në lidhje me pajisjen e identifikimit të votuesve (PED)”, thuhet ndër të tjera në këtë kërkesë ankimore.
Koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë Kamzë; pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në këtë bashki dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë si dhe të këshillit bashkiak Kamzë.
Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës në 31 maj.
KAS vendosi dhe pranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në ato Qendra Votimi të bashkisë Krujë ku janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor. Seanca e shqyrtimit do të zhvillohet ditën e premte, më datë 26 maj.
KAS vendosi kthimin për plotësim brenda 24 orëve të kërkesës së Partisë Aleanca Demokristiane, e cila kërkon rivlerësim të votave të vlefshme dhe të pavlefshme për disa subjekteve në disa prej kutive të votimit për këshillin bashkiak Kamzë.