Kapet një shpërndarës droge në Korçë, e pësojnë dhe dy shoferë të dehur

Aktualitet

Kapet një shpërndarës droge në Korçë, e

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit M. M., 48 vjeç, banues në fshatin Vinçan Korçë dhe shtetasit E. G., 37 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi këta shtetas janë kapur nga shërbimet e policisë, respektivisht në lagjet nr. 17 dhe 16, në Korçë, duke drejtuar mjetet tip “Ford” dhe “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit R. A., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi ju gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT