Kapet në Tiranë i shumëkërkuari nga Britania
Kapet ne Tirane Marenglen Cani, i kerkuar nga autoritetet ne Britanine e Madhe.
Njoftimi i policise:
Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Catch".
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës, dhe mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të
informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Catch", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit:
- M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës", dhe "Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga Kodi Penal Britanik.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.