Kapet në aeroportin e Romës shqiptari me 7 emra, u arratis nga burgu në Itali në 2017

Aktualitet

Kapet në aeroportin e Romës shqiptari me 7 emra, u arratis nga burgu

Një 41-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim, është arrestuar në aeroportin e Romës, në Itali.

Mësohet se shqiptari, me shumë precedentë penalë dhe dënime të mëparshme, po tentonte të hynte në Itali pasi kishte mbërritur nga Spanja.

Ai kishte marrë një pasaportë të re, e cila i kishte dhënë “një identitet të pastër”, pavarësisht se ishte dëbuar nga territori italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I nënshtruar një kontrolli të thelluar sapo ka zbritur nga avioni, duke kryqëzuar të dhënat personale të raportuara në pasaportë, me pseudonimet e tij të shumta (të paktën 7), shqiptari u gjet ndër të tjera si personi që në vitin 2017 bëri bujë në lajmet e mediave, për arratisjen spektakolare nga burgu “San Michele”, në Alessandria.

Ne ate kohe 35-vjeçar, mundi të largohej nga burgu ku po mbahej për të vuajtur një dënim prej 17 vitesh, teksa u identifikua dhe u arrestua 3 javë më vonë, duke u gjurmuar brenda një kampi ciganësh në brendësi të Milanos.

Pritet vendimi i gjykatës nëse 41-vjeçarit i ka mbetur dënim nga ai i 17 viteve burgim për të vuajtur, në kohën që u arratis.

ME TE LEXUARAT