Kallëzimi i Gazment Bardhit, avokati zbulon çfarë vendimi pritet të marrë SPAK për Ramën

Aktualitet

Kallëzimi i Gazment Bardhit, avokati zbulon çfarë vendimi

Në një dalje televizive, Gjokutaj është shprehur se SPAK është i detyruar që të regjistrojë çështjen ndaj Edi Ramës, pas kërkesës së bërë nga deputeti Gazment Bardhi.

‘Nga ana e SPAK, konsiderohet si një harresë e deputetit Bardhi të cilët i kanë bërë inventarin e zarfit dhe i ka munguar dosja e Ramës. Kjo është tragjike dhe komike njëkohësisht.

Gazment Bardhi si kallëzues e ka përfunduar misionin e tij për të provuar ekzistencën e faktit. Kur kallëzuesit të tregon ekzistencën e faktit, ti si prokurori je e detyruar të regjistrosh çështja. Pastaj e pushon apo e çon në gjykatë, është histori tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këtë ekzistencë fakti, prokurori me një procesverbal këqyrje të kompjuterit faqes së Departamentit të Drejtësisë, në prani të dy personave, të IT, merr nga interneti më këqyrje atë faqe dhe regjistron procedimin.

Më pas u thotë amerikanëve se kemi marrë dijeni se në faqen tuaj ekziston kjo dosje dhe i kërkon nëpërmjet letër-porosisë Departamentit të Drejtësisë, jo akt-akuzën, por të gjithë fshikullin e hetimit me të gjitha provat që përmban, pro apo kundër kryeministrit.

Kjo është përmbushja e faktit nga SPAK’, tha avokati Genc Gjokutaj.

ME TE LEXUARAT