“Jo azil emigrantëve shqiptarë”, flet ministri i Emigracionit në Britani

Aktualitet

“Jo azil emigrantëve shqiptarë”, flet ministri i

Pas shumë diskutimeve për emigrantët e paligjshëm, Anglia mund të ndalojë shqiptarët që të kërkojnë azil.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi se këta emigrantë nuk duhen lejuar të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, pasi vijnë nga një vend i sigurt.

Duke folur për mediat, ai nënvizoi se është shumë e vështirë të kuptosh pse një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë azil në Britani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri shtoi se nivelet aktuale të migrimit në Mbretërinë e Bashkuar janë alarmante.

Shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33,000 emigrantëve që hynë nga kanali i La Manshit në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Ky problem sipas ministrit Jenrick duhet të jetë “përparësia numër një” e qeverisë.

Komentet erdhën pasi Ministria e Brendshme nuk pranoi të komentojë një dokument të publikuar në media, sipas të cilit qeveria po punon për një paketë ligjore mbi frenimin e fluksit të azilkërkuesve që hyjnë në rrugë të paligjshme në Britani.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman po ashtu mesohet se i ka kërkuar kryeministrit që të mbështeste planet për të kthyer mbrapsht çdo emigrant të paligjshëm./vplus

ME TE LEXUARAT