"Janë të biznesmenit", u arrestua me 113 mijë euro në makinë, gjykata lë në burg efektivin e RENEA-s
Gjykata e Tiranës caktoi masen burg pa afat per efektivin e RENEA-s, Altin Morina i cili u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit, ku po lëvizte me makinën luksoze 'Audi'.
Ne automjetin luksoz efektivi kishte 113 mijë euro, për të cilat deklaroi gjatë seancës së sotme se i kishte marrë 20 minuta para se të arrestohej.
Altin Morina është shfaqur i qetë para gjykatës së Tiranës ku akuzohet për 'shpërdorim detyre' dhe 'mosdeklarim parash'.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Efektivi Morina ka pretenduar në gjykatë se paratë që iu gjetën në makinë i ka të justifikuara dhe sipas tij i përkasin një biznesmeni, të cilit ia kishte marrë borxh, për të cilat do të paraqitet dokumentacion.
Morina në seancë ka treguar edhe emrin e biznesmenit që sipas tij i ka marrë paratë për problemet e tij personale. Bëhet fjalë për një biznesmen ndërtimi.
Nga tre akuzat që ishin fillimisht në ngarkim të tij, ajo e shpërdorimit të detyrës ka rënë dhe akuzohet vetëm për pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Bashkë me sasinë prej më shumë se 100 mijë eurove Moronës iu gjetën edhe 4 aparate celular në makinë, të cilët u sekuestruan.
“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.
Morina pretendon se i ka të gjitha dokumentet dhe statment bankare, por akoma nuk i ka dorëzuar pasi sipas tij ka barrën e provës vetë prokuroria për t'i vërtetuar.